HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Pyetësor për biznesin

Pyetësor për biznesin > >

Pyetësor për Biznesin

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vijon të përforcojë bashkëpunimin me komunitetin e biznesit në funksion të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve doganore, duke ndjekur qasjen europiane për një administratë efikase dhe digjitale.

Në Pyetësorin e fundit të zhvilluar me bizneset, janë regjistruar vlerësime maksimale për performancën e administratës doganore, të cilat pasqyrojnë progresin e vazhdueshëm në:

            •           Digjitalizimin e shërbimeve dhe lehtësimin e aksesit online;

            •           Uljen e kohës së përpunimit të deklaratave për import, eksport dhe tranzit;

         •       Autorizimin e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, që përfitojnë lehtësira në procedura dhe kontrolle.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar të dëgjojë dhe të përfshijë opinionin e biznesit për të garantuar një shërbim gjithnjë e më cilësor dhe të përshtatur me nevojat konkrete të operatorëve ekonomikë.

📌 Ftojmë të gjithë përfaqësuesit e bizneseve të plotësojnë pyetësorin në linkun e mëposhtëm (në gjuhën shqipe ose anglisht):

 

🔗Pyetësori në shqip:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdDLtfuZfl2dBV2FQ4ltUX5SqmGjoHAFPy_3vd_LW8SMdY4QQ/viewform?usp=sf_link

 

🔗Pyetësori në anglisht:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeMgWQ_utXpRFTRpNDXNWvExltPXmwkQq_27D_wnrvUcZLW6Q/viewform?usp=sf_link

 

Pyetësori synon të mbledhë feedback mbi:

            •           Cilësinë e shërbimeve dhe komunikimit me administratën doganore;

            •           Aksesin dhe funksionalitetin e platformave online;

            •           Përvojën gjatë aplikimeve dhe procedurave të kontrollit fizik;

            •           Sugjerime për përmirësime konkrete.

Të dhënat e mbledhura do të jenë në qendër të përpjekjeve të DPD-së për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën, me objektivin final të arritjes së standardeve të doganave të Bashkimit Europian deri në vitin 2030. Administrata Doganore Shqiptare është e angazhuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në procesin e integrimit në drejtimin e Kapitullit 29, Bashkimi Doganor dhe ndërkohë kontribuon në kapitujt e tjerë të reformës së tregut të brendshëm drejt standardeve të tregut të përbashkët europian.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters